Sedat Berisha iu rikthehet stërvitjeve me Struga Trim Lum

Mbrojtësi nga Shkupi Sedat Berisha iu është rikthyer stërvitjeve me Struga Trim Lum. Shkupjani për shkak virozes ishte jashtë fushavë për një javë të plotë, që bëri të humbasë një ndeshje kontrolluese si dhe startin e gjysmësezonit pranveror në elitë, ku Struga ndeshjen e parë e luajti me Rabotniçkin.

Ndërkohë lajme të mira vijnë sot, kur në seancën stërvitore me ekipin e Strugës është bashkangjitur edhe blerja e merkatos së janarit. Në këtë situatë, trajneri i ekipit strugan, Jeton Beqiri do të ketë në dispozicion mbrojtësin shtatëlartë për ndeshjen e radhës në kampionat, që Struga Trim Lum e luan kundër Renovës./Sportmania.al

Leave a Reply