Shaqiri do të mungojë në dy ndeshjet e Zvicrës

Ylli shqiptarë, Xherdan Shaqiri është detyruar të largohet nga grumbullimi me përfaqësuesen e Zvicrës në prag të dy ndeshjeve eliminatore të Euro 2020 me Gjeorgjinë dhe Danimarkën.

Sipas Federatës Zvicerane të Futbollit, mesfushori shqiptar ka një inflamacion në ije dhe nuk mund të japë kontribut në dy takimet e radhës.

“Ekipi kombëtar A duhet të heqë dorë nga shërbimet e Xherdan Shaqirit në ndeshjet kundër Gjeorgjisë dhe Danimarkës. Futbollisti i Liverpullit vuan nga një inflamacion në ije. Shaqiri është larguar nga stërvitja. Shërim të shpejtë, Shaq!” – thuhet në njoftim.

Leave a Reply