E kryer, Milani siguron përforcimin e parë për merkaton e janarit!

Milani ka siguruar përforcimin e parë për merkaton e janarit. Sipas të përditshmes italiane “Corriere dello Sport”, skuadra nga San Siro ka arritur marrëveshje personale me mbrojtësin e Strazburg, Mohamad Simakan.

“Rossonerët” janë në kërkim të një qendër mbrojtësi për një kohë të gjatë dhe Simakan ishte objektivi i tyre kryesorë për merkaton e Janarit.

Maldini e sheh francezin si një investim afatgjatë, pasiqë Simakan është vetëm 20-vjeç dhe me paraqitjet e tij ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve Europian.

Simakan ka rënë dakord që të firmosë kontratë pesë vjeçare me Milanin, ndërsa bisedimet me Strazburgun pritet të fillojnë së shpejti.

Klubi francez verën e kaluar kërkoi 20 milionë euro, ndërsa tani marrëveshja pritet të arrihet për shifrën e 17 milionë eurove.

 

Leave a Reply