Lajm bombastik nga Italia! Juve transferon një super lojtar të Lacios

Juventus nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri. Biankonerët pas 14 xhirove të para me kryetrajnerin Andrea Pirlo renditen në pozitën e 6-të në Serie A.

Drejtuesit janë të vetëdijshëm se skuadra ka nevojë për përforcime, ndërsa njëra nga pikat e dobëta të skuadrës është krahu i djathtë.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, Juventus synon transferimin e Lazzarit në merkaton e Janarit.

Mbrojtësi i djathtë i Lacios, ka shkëlqyer në dy sezonet e fundit në Serie A, ndërsa i njëjti pëlqehet edhe nga vetë trajneri Pirlo, i cili u ka kërkuar drejtuesve transferimin e 27-vjeçarit që në merkaton e janarit.

Lazzari u transferua te Lazio në verën e vitit 2019 nga Spal për 14 milionë euro, ndërsa Juventus do të duhet të paguaj më së paku 30 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij.

27-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 15 ndeshje ku ka shënuar një gol dhe ka bërë një asistim me fanellën e Lacios.

Leave a Reply