Reali bën gati ofertën për futbollistin e Mançester Sitit!

E përditshmja angleze Mirror, raporton se Real Madridi ka nisur bisedimet me Mançester Sitin për transferimin e Fill Foden.

Edhe pse bëhet fjalë për një super futbollistë, Foden nuk ka luajtur shumë këtë sezon, ai ishte titullar vetëm në pesë ndeshje.

“Mbretërit” janë të gatshëm që t’ia ofrojnë pozitën e titullarit si dhe pagë të lartë, për ta bindur që të transferohet në Madrid.

Foden pritej të ishte pasuesi i David Silvas, pas largimit të spanjollit, mirëpo kjo nuk ndodhi.

Vlera e Foden në treg është 60 milionë euro dhe mbetet ta shohim sa do të jetë oferta e Realit.

Leave a Reply