Çmendet MkGregor futet brenda në kafaz dhe zihet me arbitrin (VIDEO)

Konor MkGregor edhe si shikues ishte në qendër të vëmendjes në ndeshjen e zhvilluar në UFC mes Çarli Uardi dhe Xhon Redmond.

Kampioni i dyfishtë botëror në UFC ishte i pranishëm në “Bellator 187” në Dublin në natën e së premtes për të parë luftën e shokut të tij Çarli Uard.

Ai kishte shkuar si shikues për të përkrahur shokun e tij, Uardi, i cili arriti që të mund Xhon Redmondin.

Menjëherë pas dorëzimit të këtij të fundit, MkGregor u fut në kafaz për të festuar si i çmendur me shokun e tij, Uardi, mirëpo gjyqtari Mark Godard urdhëroi që MkGregor të largohet jashtë, duke e shtyrë atë në trup.

Ka mjaftuar vetëm kaq që irlandezi të shpërthejë ndaj arbitrit, i cili shpëtoi lehtë pas intervenimit të personave të rendit, të cilët mundoheshin të qetësojnë “bishën” e kafazeve Konor MkGregor, i cili nuk ishte i licencuar për këtë ndeshje si pjesë e stafit të Çarls Uardi.

Pas kësaj tollovie të krijuar brenda në kafaz, MkGgregor u largua “kafazi”, por qëndroi  në afërsi të zonës.

Kjo nuk është hera e parë që kampionin e dyfishtë në UFC Konor MkGregor dhe gjyqtarin Godard i shohim në situatë të këtillë, pasi i njëjti gjyqtar kishte urdhëruar që MkGregor të largohej nga kafazi kur ai bënte tifo për Artem Lobov në luftën e zhvilluar në Gdansk.

Leave a Reply