Barcelona jep Dembelen plus para për Hazardin

Pas Realit të Madridit, është edhe Barcelona skuadra që është vënë në garë serioze për shërbimet e belgut, Eden Hazard. Mediat spanjolle shkruajnë se “Blaugranat” janë duke e menduar shkëmbimin e Dembeles me Hazardin, plus një shumë parash.

Reprezentuesi belg prej kohësh është duke u kërkuar nga Real Madridi, por tani duket se gara për ta blerë belgun tashmë do të bëhet edhe më e “nxehtë”.

Kujtojmë se Dembele verën e kaluar iu bashkua Barcelonës nga rradhët e Borusia Dortmundit, ndërsa që në sezonin e tij debutues zhvilloi 17 ndeshje, duke realizuar 3 gola.

Leave a Reply