De Rosi: “Për çfarë dreqin duhet të futem unë në fushë? Nuk duhet të barazojmë, na duhet fitorja” (VIDEO)

“Për çfarë dreqin duhet të futem unë në fushë?”. Kjo ishte fraza që De Rossi i tha zv.trajnerit të Italisë në momentin që mori urdhërin për të hyrë në fushë gjatë ndeshjes së mbrëmshme ndaj Suedisë.

Mesfushori i Romës iu drejtua zv.trajnerit me fjalët: “Nuk duhet të barazojmë, na duhet fitorja”, – duke u munduar t’i shpjegonte pjesëtarit të stafit të trajnerit Ventura, se në fushë duhet të hidhej një sulmues për të shënuar dhe jo pikërisht ai.

Në fakt, mesfushori italian la të kuptohej se duhet të hynte në lojë Insinje që e kishte në afërsi, ndërsa “axurrët” si përfundim mbetën jashtë Botërorit “Rusi 2018”, pasi edhe pas 180 minutave lojë nuk arritën që të shënojnë në ndeshjen ndaj Suedisë, që në anën tjetër falë golit të shënuar në ndeshjen e parë në shtëpi arriti që të kualifikohet për në Botërorin “Rusi 2018”.

Në anën tjetër Italia për herë të parë pas plotë 59 viteve do të mbetet jashtë një eventi të rëndësishëm futbollistik, gjë kjo që shkakoi kaos në këtë kombëtare, tek e cila duhet ndodhur reforma për të shpresuar në rezultate më të mira në të ardhmen.

Leave a Reply