Ventura: Unë jam trajneri më i mirë i Italisë në 40 vitet e fundit!

Xhampiero Ventura u vu në shenjestër, pasi Italia nuk arriti që të kualifikohet në Botërorin e Rusisë, ndërsa ky i fundit pretendon se ka qenë trajneri më i mirë që ka pasur përfaqësuesja italiane gjatë 40 viteve të fundit.

“Botërori pa Italinë? Po, do të jetë i shëmtuar, por unë cfarë mund të bëj? Për fat të keq, nuk u kualifikuam. E kam thënë edhe më parë, u kërkoj falje të gjithë italianëve për rezultatin sportiv. Statistikat e mia janë janë më të mirat e 40 viteve të fundit, kam humbur vetëm 2 ndeshje në dy vjet”, ka thënë Ventura për media italiane.

Nën udhëheqjen e Venturës, Italia ka regjistruar 3 humbje, 9 fitore dhe 4 barazime.

Leave a Reply