Beshiktashi i’a tregon dhëmbët Galatasarajit

Java e 14-të në elitën e futbollit turk dhuroi super derbin midis kampionëve në fuqi të Beshiktashit dhe Galatasarajit, njofton “infOSport.mk”. Ishte kjo një super ndeshje, në të cilën kampionët në fuqi të Turqisë mu në momentin e duhur treguan forcën e tyre të vërtetë, duke mundur 3:0 liderin aktual, Galatasarajin, dhe duke e bërë edhe më interesante garën për titullin e kampionit.

Me këtë fitore Beshiktashi tashmë i afrohet Galatas në vetëm 3 pikë, ndërsa që të tre golat “Shqiponjat e Zeza” sonte i shënuan gjatë pjesës së dytë.

Vetëm pas 60 sekondave jo të plota në këtë pjesë Xhenk Tosun shënoi golin e parë në rrjetën e Musleras për rezultat 1:0, teksa sigurinë për vendasit e solli Dushko Tadiç me golin e realizuar në minutën e 70-të.

Kur Galatasaraji tentonte të shënojë golin e nderit nga kjo përballje shumë interesante, Beshiktashi me anë të sulmuesit spanjoll Negredo në minutat shtesë të takimit shënoi edhe golin e tretë, duke i dhënë goditjen përfundimtare skuadrës së strategut kroat, Igor Tudor, shkruan “infOSport.mk”.

Beshiktashi falë kësaj fitore tashmë numëron 26 pikë dhe aktualisht ndodhet në pozitën e tretë, teksa Galatasaraji vazhdon të mbajë pozitën e parë me 29 pikë, dy më shumë se Bashakshehiri i vendit të dytë, skuadër kjo që gjithashtu ka edhe një ndeshje më pak.

Leave a Reply