Arsenali në janar bënë pazar te Reali i Madridit

Drejtuesit e skuadrës së njohur nga Premierliga angleze, Arsenal, nuk janë aspak të lumtur me ecurinë që ka bërë në këtë sezon skuadra e tyre, andaj që tani janë duke menduar për transferimet e mundshme gjatë merkatos së janarit.

Sipas asaj që raportojnë mediat angleze, “topçinjtë” dëshirojnë të transferojnë spanjollin e talentuar të Realit të Madridit, Dani Sebajos, i cili nuk po gjenë hapësira të duhura te skuadra “mbretërore”.

Ai gjatë kësaj vere mbërriti në “Santiago Bernabeu” nga rradhët e Betisit, mirëpo nuk morri besimin e trajnerit Zinedin Zidan, ashtu që shumë lehtë mund të ndodhë që ai të ndryshojë mjedis.

Megjithatë Reali i Madridit nuk mendon për shitjen e tij, por mund të lejoj një huazim te skuadra e Arsenalit, ku do të merrte më shumë hapësira nga ana e trajnerit Arsen Venger.

Leave a Reply