Njihuni me 32 skuadrat e kualifikuara për fazën e dytë të LE

Faza e dytë e eliminimit në Liga Evropa pritet të dhurojë ndeshje spektakolare bazuar në emrin e skuadrave të kualifikuara.

Atletiko Madridi, Borusia Dortmundi dhe Napoli, vijnë nga Liga e Kampionëve, ndërsa Milan, Arsenal, Marseja, Lacio, Atalanta apo edhe Sporting do të synojnë të shkojnë deri në fund të turneut me ambicien e madhe për ta fituar këtë kompeticion.

32 skuadrat që do të vazhdojnë më tej në Liga Evropa janë: Viljareali, Astana, Dinamo Kiev, Partizani i Beogradit, Braga, Ludogoretsi, Milani, AEK-u, Atalanta, Lioni, Lokomotiva e  Moskës, Kopenhageni, Plzeni, Steaua, Arsenali, Crvena Zvezda, Lacio, Nica, Marseja, Salzburgu,Atletik Bilbao, Ostersunds, Zeniti, Sociedadi, CSKA-ja e Moskës, Seltiku, Atletiko Madridi, Sportingu, Spartaku i Moskës, Napoli, RB Lajpcigu, Borusia Dortmund.

Leave a Reply