Janevski i pakënaqur: Merituam tri pikët!

Barazimi 1:1 me Rosenborgun nuk e ka lënë të kënaqur trajnerin e Vardarit, Çedomir Janevskin, i cili pas përfundimit të ndeshjes theksoi se ekipi i tij meritoi fitoren në këtë përballje të fundit në fazën e grupeve të Liga Evropës.

“Do doja t’i urojë futbollistët e mi për lojën e shkëlqyer dhe veçanarisht në 45 minutat e para. Krijuam raste, shënuam gol, por për fat të keq nuk arritëm që t’i marrim tri pikë nga kjo ndeshje. I merituam tri pikët, por futbolli është sport i tillë. Erdhem deri te pika e parë, por dëshironim më shumë. Me një pikë nuk mundet të jemi të kënaqur, por ashtu edhe e përfunduam këtë aventurë evropiane”, është shprehur trajneri i Vardarit, Janevski.

Leave a Reply