E shtuna sjellë super derbin, Futsal Shkupi – Juventus Serava

Në mungesë të ndeshjeve në futbollin e madh, e shtuna në vendin tonë sjellë super derbin lokal në futbollin në palestër midis Futsal Shkupit dhe Juventus Seravës, njofton “infOSport.mk”.

Do të jetë kjo pa dyshim një ndër ndeshjet më interesante të javës së 11-të, në të cilën Futsal Shkupi do të tentojë sa më shpejtë të harrojë disfatën e fundit ndaj Kratovës, teksa në anën tjetër Juventus Serava të vazhdojë serinë prej dy fitoreve të njëpasnjëshme.

Në ndeshjen e parë të këtij sezoni, Futsal Shkupi falë golave të Ylber Alilit, Vedat Arslanit dhe Ismet  Cekës kishte shënuar fitore me rezultatin 3:1, ku golin e vetëm për “bardhezinjtë” e kishte shënuar lojtari i talentuar, Jakup Ramadani.

Ndeshja derbi midis Futsal Shkupit dhe Juventus Seravës starton në ora 17:30 dhe e njëjta do të zhvillohet në palestrën “Enver Idrizi” në lagjen e Seravës.

Leave a Reply