Lusio nuk ka ndërmend të penzionohet, nënshkruan me këtë klub brazilian

Ish kampioni i Botës me Brazilin dhe ish futbollist i skuadrave të njohura evropiane, si Bajer Leverkusen, Bajern Munih, Inter dhe Juventur, Lusio nuk e ka ndërmend ti thotë lamtumirë futbollit.

Edhe pse në moshë 39-vjeçare, mbrojtësi brazilian ka nënshkruar kontratë me skuadrën e Gama, që garon në Ligën e Katërt braziliane.

Sponzori i klubit “GoalManage” ka marrë përsipër për të paguar Lusion, i cili edhe pse nuk është pjesë e futbollit elitarë, nuk ka ndërmend të penzionohet nga dashuria e tij e madhe, futbolli.

Lusio karrierën e tij e filloi te skuadra Internacional nga Porto Alegre, ndërsa në Brazil gjatë karrierës së tij kishte veshur edhe fanellën e skuadrave të Sao Paolo dhe Palmeiras.

Me 105 paraqitje me fanellën e Kombëtares së Brazilit dhe 4 gola të shënuar, Lusio bënë pjesë në mesin e futbollistëve të rallë që ka më shumë se 100 paraqitje me fanellën e një ndër kombëtareve më të suksesshme në futbollin botëror.

Leave a Reply