Elif Elmaz shok skuadre me Vedat Muriqin te Gençlerbirligi!?

Elif Elmaz vitin që po lëmë pas do ta mbaj mend një kohë të gjatë. Ai brenda vitit 2017-të bëri transferimin e tij të ëndërrave, duke u transferuar nga Rabotniçki te gjigandët turk të Fenerbahçes, ndërsa gjithashtu nga Federata e Futbollit të Maqedonisë u shpall si futbollisti i ri më i mirë në vendin tonë.

Megjithatë kjo i takon së kaluarës dhe tashmë Elif Elmaz është duke menduar për vitin që po na vjen, ndërsa më e mira për të është që ai të transferohet,  apo huazohet te ndonjë skuadër më e vogël, ku do të tregonte gjithë talentin e tij të pamohueshëm.

Në këtë drejtim janë duke menduar edhe drejtuesit e Fenerbahçes, të cilët po mendojnë huazimin e tij te Gençlerbirligi.

Talenti shkupjan nga janari do të ketë të drejtë loje në Superligën turke, ashtu që gjasat janë të mëdha që gjysmësezonin e dytë ta luaj bashkë edhe me sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi te skuadra e Gençlerbirligit.

Rikujtojmë Elif Elmaz u transferua këtë verë te Fenerbahçe, mirëpo pasi ende nuk i kishte mbushur të 18-tat, drejtuesit e skuadrës nga Stambolli nuk arritën që ta regjistrojnë për të patur të drejtë loje.

Mbetet të shihet nëse tashmë Elmaz do të huazohet te Gençlerbirligi, apo ndoshta Fenerbahçe do e mbaj në rradhët e veta, ku trajneri Ajkut Koxhaman do ti jepte mundësinë për tu dëshmuar në mesin e shumë yjeve.

Ky opcion i fundit është më i vështirë, ashtu që në lojë mbetet më shumë opcioni i huazimit.

 

Leave a Reply