Bajerni fiton falë portierit Ullrih, ndalet Shalke (VIDEO)

Bajern Munih ka marrë një fitore miniamle 0:1 në transfertën ndaj Shtutgartit, duke vazhduar ecurinë pozitive në elitën e futbollit gjerman. Me këtë fitore Bajerni thuajse ka vrarë kampionatin gjerman, duke pasur parasysh se tashmë ka një diferencë prej 11 pikësh ndaj vendit të dytë të Shalke 04, që barazoi në transfertën 2:2 ndaj Ajntrahtit të Frankfurtit, njofton “infOSport.mk”.

Golin e vetëm dhe të fitores për “bavarezët” e realizoi Tomas Myler në minutën e 79-të, ndërsa shumë lehtë mund të ndodhte  që kjo ndeshje të mbyllej me barazim, në rast se Akolo në minutën e katërt shtesë shënonte nga pika e bardhë. Goditjen e tij mjaft mir e lexoi portieri Ullrih i cili në këtë mënyrë i siguroi tre pikë skuadrës së tij që vazhdon dominimin në futbollin gjerman.

Këlni iu gëzua fitores së parë në kampionat pasi në teren vendas mundi Volfsburgun, ndërsa tre ndeshjet tjera përfshirë këtu edhe takimin midis Ajntraktit dhe Shalke 04 u mbyllën me barazime.

Augsburgu dhe Frajburgu zhvilluan një super ndeshje me 6 gola të shënuar dhe barazim 3:3, teksa ndeshja Verder Bremen – Majnc u mbyll me shifrat 2:2 njejt sikurse edhe ndeshja e zhvilluar në Frankfurt.

Bundesliga, Java XVII
Augsburg 3 – 3 Freiburg
E. Frankfurt 2 – 2 Schalke
FC Koln 1 – 0 Wolfsburg
Stuttgart 0 – 1 Bayern
W. Bremen 2 – 2 Mainz
Bor. Dortmund 18:30h Hoffenheim

Leave a Reply