Maqedonia ndër përfaqësueset me ngritjen më të lartë në renditjen e FIFA-s

FIFA ka publikuar sot renditjen më të re për muajin dhjetor, teksa përfaqësuesja e Maqedonisë është ndër skuadrat me ngritje më të lartë në 12 muajt e fundit.

Maqedonia ka bërë një lëvizje pozitive prej plotë 86 vendeve, dhe është e katërta pas Danimarkës, Suedisë dhe Bolivisë që është ngjitur në renditjen e FIFA-s.

Maqedonia me 446 pikë vitin 2017-të do ta mbyllë në pozitën e 76-të, teksa në vend të parë ndodhet Gjermania, që ka lënë pas vetes Brazilin dhe Portugalinë. Në mesin e 10 kombëtareve më të mira në Botës, bëjnë pjesë edhe Argjentina, Belgjika, Spanja, Polonia,  Zvicra, Franca dhe Kili.

Leave a Reply