Shkëndija ndihmon Struga Trim Lum!

Derisa futbollistët ndodhen në pushime, drejtuesit e klubeve nga vendi po bëjnë matematikat e tyre rreth përforcimeve, largimeve, apo edhe huazimeve të futbollistëve të tyre. Burime të “infOSport.mk” mësojnë se Shkëndija është e gatshme të ndihmojë ekipin shqiptarë nga Liga e Dytë Perëndim, Struga Trim Lum, duke i huzuar kësaj skuadre ndonjërin prej futbollistëve të saj të ri që gjatë sezonit aktual, por edhe sezoneve më parë nuk kanë arritur të gjejnë hapësirat e duhura te Shkëndija.

Konkurrenca e madhe dhe fondi i futbollistëve cilësor, skuadrës tetovare i’a lejojnë një komoditet të tillë për të huazuar ndonjërin prej futbollistëve të rinj.

Mbetet të shihet se cili prej futbollistëve do të përforcojë rradhët e Struga Trim Lum, skuadër kjo e cila pjesën e parë të sezonit 2017/2018 e mbylli në pozitën e tretë me vetëm një pikë më pak se dy skuadrat kryesuese, Vëllazërimi dhe Gostivari.

Leave a Reply