ZYRTARE, Xhengis Rexhepi emërohet trajner i ri i KEK-ut

Ndihmës seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë, Xhengiz Rexhepi edhe zyrtarisht ka pranuar ofertën e KEK-ut, për të marrë drejtimin e kësaj skuadre, që shihet si një ndër pretendentët kryesor për tu inkuadruar në Superligë sezonin e ardhshëm. Lajmin për “infOSport.mk” e konfirmoi vetë strategu tetovar, i cili tha se pikërisht ambiciet e këtij klubi dhe serioziteti nga ana e drejtuesve të saj kanë bërë që ai ti thotë “PO” skuadrës së KEK-ut.


XHENGIS REXHEPI GATI TË FIRMOS ME KEK-UN


“Kam arritur marrëveshje me KEK-un. Duke pasur parasysh se drejtuesit e këtij klubi i pranuan të gjitha kërkesat e mia, nuk kisha se si të ju them jo. Ajo që më pëlqeu ishte edhe serioziteti i tyre gjatë bisedimeve tona. Do të mundohem që me ndihmën e futbollistëve, stafit teknik dhe kuptohet bashkë me  drejtuesit e klubit  që të gjithë bashkërishtë  të  arrijmë objektivat e klubit” – tha enkas për “infOSport.mk” strategu tetovar, Xhengis Rexhepi.

KEK-u pjesën e parë të sezonit 2017/2018 në Ligën e Parë Futbollistike të Kosovës e mbylli në pozitën e parë, edhe atë pa asnjë humbje, ashtu që shihet si një ndër pretendentët kryesor për tu inkuadruar në mesin e më të mirëve në futbollin kosovar. “Elektricistët” pas 17 xhirove kanë grumbulluar 39 pikë, 5 më shumë se dy ndjekësit më të afërt Vushtrria dhe Ballkani.

Rexhepi në këtë post zëvendëson Sadat Pajazitin, ndërsa me të në krye drejtuesit e KEK-ut besojnë se në fund gjithë së bashku do të festojnë titullin kampion dhe inkuadrimin në Superligën e Kosovës.

 

Leave a Reply