Interi ka harruar se çfarë është fitorja (VIDEO)

Lideri i para disa javëve në “Serie A”, Interi pjesën e parë të sezonit e mbylli me 7 pikë ngecje ndaj liderit aktual, Napolit, njofton “infOSport.mk”. Të besuarit e trajnerit, Luçiano Spaleto sonte në “Xhuzepe Meaca” barazuan pa gola. Edhe ata 62 000 tifozë që kishin ardhur për të përkrahur skuadrën e tyre të zemrës nuk arritën dot të ndihmojnë skuadrën “zikalëtr” për të ndërprerë serinë e zezë prej 4 ndeshjeve pa fitore.

Për më tepër barazimi i sontshëm ishte ndaj një rivali direkt për vendet që dërgojnë në Ligën e Kampionëve Evropian. Interi me 41 pikë renditet në pozitën e tretë, ndërkohë Lacio me 37 pikë dhe një ndeshje më pak ndodhet në pozitën e 5-të.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply