Bufon i drejtohet Donarumës: Zgjidh Juventusin, nuk do gabohesh kurrë

Portieri legjendar i Juventusit dhe Kombëtares italiane, Xhanluixhi Bufon Bufon në një intervistë për “Gazzetta dello Sport” është rrëfyer për karrierën, të ardhmen, Kombëtaren si dhe për pasardhësin e tij te skuadra “axurre”, Xhanluixhi Donaruma.

Pikërisht për këtë të fundin, Bufon dërgoi një mesazh të fuqishëm, duke i thënë: “Ehhh, me Juventusin nuk gabohet kurrë. Xhixhos nuk mund t’i jap këshilla, sepse nuk jam në situatën e tij. Nuk e di lidhjen që ka me Milanin. Mund t’i thosha diçka, siç kam bërë në kombëtare, por dua të theksoj se e rëndësishme është ajo që ndjen në zemër”.

Lidhur me të ardhmen e tij, Bufon edhe njëherë tjetër nuk ishte i vendosur, duke thënë se asnjë lojtar nuk dëshiron ta lërë futbollin.

Leave a Reply