”Infosport.mk” mëson: Bujamin Asani arrinë marrëveshje me Rabotniçkin

Bujamin Asani do të transferohet në radhët e skuadrës së Rabotniçkit. Sipas burimeve të sigurta që merr “Infosport.mk”, Asani ka arritur akordin me drejtuesit e Rabotniçkit dhe ditëve në vijim pritet që të prezentohet si përforcimi më i ri i “Romantikëve”.

Ashtu siç mëson portali jonë, Asani do të firmosë kontratë me Rabotniçkin për 1 vit e gjysmë. Ndërkohë pas kthimit nga Rumania që ishte pjesë e FC UTA-s, emri i 29-të vjeçarit u lakua edhe me një rikthim të mundshëm te FC Shkupi, skuadër kjo që Asani ka qenë pjesë edhe më herët.

Leave a Reply