Derozan e fiton i vetëm Milvokin, thyen rekord me 52 pikë (VIDEO)

Skuadra e Torontos ka regjistruar fitore në kampionatin e basketbollit profesionist NBA, duke mundur Milvokin me rezultat 131:127. Ai që spikati në këtë përballje ishte Demar Derozen, i cili koleksionoi 52 pikë, duke u bërë kështu basketbollisti i pari i Torontos që ka shënuar më shumë pikë në një ndeshje.

Derozen me 52 pikët e realizuara ndaj Milvokit kaloi dy legjendat si Vins Karter dhe Teren Ros, të cilët janë ndalur në kuotën e 51 pikëve. Përveç koshave, 28 vjeçari regjistroi edhe 8 asiste dhe 5 kërcime nën tabelë, përderisa për ekipin e Milvokit më i miri rezultoi Bledso me 29 pikë të shënuara. Ndërkohë në ndeshjet tjera, Bruklini fiton Orlandon me rezultat 98:95, Minesota me 114:96 triumfon ndaj Lejkersave, ndërsa Çikago u mposht në shtëpi nga Portlandi me shifrat 120:124.

Leave a Reply