Përfaqësuesja e Kosovës në futboll vjen me një rekord

Përfaqësuesja e Kosovës e ka regjistruar një rekord të ri, për sa u përket fitoreve rradhazi. Që prej kur se kjo përfaqësuese është pranuar në UEFA  dhe FIFA, për herë të parë po arrinë që të lidh tre fitore të njëpasnjëshme.

Fitoren e parë përfaqësuesja kosovare e arriti ndaj Letonisë, kur në stadiumin e Mitrovicës “Adem Jashari” shënuan fitore dramatike 4:3, ndërsa dy fitoret tjera kjo skuadër i arriti nën drejtimin e trajnerit të ri, Bernard Shallandes.

Që të dyja këto fitore me strategun zviceran në krye, Kosova i arriti në tokën franceze, edhe atë në një interval kohor prej vetëm 4 ditësh, duke mundur fillimisht Madagaskarin (1:0), dhe më pas gjatë ditës së sotme edhe Burkina Fason (2:0).

Leave a Reply