Edhe Serena Uilliams jashtë “Australian Open”

Kampionja në fuqi Serena Uilliams edhe zyrtarisht është tërhequr nga turneu “Australian Open” i këtij viti.

Fituesja e 23 herë Grand Slam-eve është ndeshur vetëm një herë që kur fëmija i saj lindi në shtator.

Ajo tregoi arsyet e këtij vendimi të papritur: “Edhe pse jam shumë afër, unë nuk jam aty ku dua që të jem. Këtë e kuptova pasi konkurrova në Abu Dhabi. Trajneri dhe ekipi gjithnjë më kanë thënë që të iki në ato turne ku unë e ndiej veten të papërgatitur. Unë mund të ndeshem, por nuk dua vetëm kaq. Unë dua që të bëj më shumë”, tha 36 vjeçarja, e cila fitoi trofeun vitin e shkuar kur ishte 8 muajshe shtatzënë.

Leave a Reply