Valon Berisha protagonist në fitoren e Salzburgut në LK (VIDEO)

Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha ka dalë të jetë protagonist në ndeshjen e turit të dytë eliminatorë të Ligës së Kampionëve Evropian, që skuadra e tij e zhvilloi ndaj Hibernians në transfertë.

Berisha realizoi golin e parë në fitoren 3:0 të skuadrës së tij, mirëpo vetëm 4 minuta para fundit të ndeshjes, ai u ndëshkua me kartonë të kuq, ashtu që nuk do të mund të ndihmojë skuadrën e tij edhe në ndeshjen e kthimit që në program është një javë më pas.

Mirëpo bazuar në rezultatin përfundimtarë të takimit të parë,  mungesa e Berishës nuk do të duhet  të paraqet problem, që Salzburgu të vazhdojë në raundin tjetër.

Berisha realizoi nga pika e bardhë në minutën e 32-të, ndërsa përveç tij te Salzburgu në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Hëang Hee-Chan (35’) dhe Minamino (54’).

Për të ndjekur golin e Valon Berishës, klikoni  KËTU:

Leave a Reply