Lugano e konfirmon: Alioski transferohet në Angli!

Skuadra zvicerane, Lugano në ueb faqen zyrtate të saj ka publikuar se reprezentuesi i Maqedonisë, Ezgjan Alioski ka kryer stërvitjen e fundit me ekipin para se të transferohet në Angli.

Edhe pse nuk është bërë e ditur nga klubi, megjithatë Alioski do të luaj te skuadra Lids Junajted e kategorisë së dytë në Angli. Bisedimet mes palëve kanë filluar gati një kohë të gjatë dhe janë në përfundim e sipër, me Alioskin që sezonin e ri do të luaj me Junajted Lids.

Ditëve në vijim pritet që të bëhet zyrtare kalimi i Alioskit në Angli.

Leave a Reply