Malme-Vardar, ja për cilën skuadër do bëjë tifo Gajur Sadiku

Sot në Malme të Suedisë do të zhvillohet takimi i parë i raundit të dytë të Ligës së Kampionëve Evropian, midis skuadrës suedeze të Malmes dhe Vardarit. Vendasit shihen favorit në këtë përballje, bazuar edhe në historikun e tyre të mëparshëm dhe përvojës që kanë në këtë kompeticion, mirëpo edhe Vardari ka ambiciet e veta dhe shpreson se nga kjo transfertë do të nxjerrë një rezultat pozitiv. Pjesë e këtij takimi nga tribunat e stadiumit do të jetë edhe ish futbollisti i Vardarit, Gajur Sadiku.

GAJUR SADIKU NGA SUEDIA FLET PËR NDESHJEN MALME-VARDAR

Ai një gjë të tillë konfirmoi për portalin tonë drejtëpërdrejtë nga Malme e Suedisë, ndërsa në pyetjen se për cilën skuadër do të bëjë tifo, Sadiku jep këtë përgjigje.

“Po, do të  jem prezent në ndeshjen e sotshme. Mund të them se interesimi për këtë ndeshje është në nivel. Veç po flitet se në stadium do të ketë rreth 20 000 shikues. Ndërkohë sa i përket se për cilën skuadër do të bëjë tifo, atë do ja lëjmë lojës, atë çfarë skuadrat do të tregojnë në fushën e blertë” – tha enkas për infOSport.mk”, Gajur Sadiku, një ish futbollist i Teteksit, Shkëndijës dhe Vardarit, pjesë e së cilës skuadër ishte për 8 vite me rradhë, duke arritur që të shpallet 4 herë kampion i Maqedonisë.

Leave a Reply