Durguti i pa fat, por i gatshëm për sfida të tjera

Tenisti shkupjan, Besir Durguti ishte i pafat në ndeshjen e raundit të parë të ndeshjeve kryesore në turneun “Futures” që po mbahet në Kramsach të Austrisë. Pas shkëlqimit të ndeshjet eliminatore, Durguti hasi në tenistin vendas, Brunner Pascal, i cili në fund shënoi fitore me rezultatin 2:0 në sete, 6-2, 7-5.

Vlen të ceket se Durguti në setin e dytë kishte epërsi prej 5:3, në sete, mirëpo tenisti vendas i përkrahur edhe nga publiku vendas në fund rimori veten dhe në fund bëri që ky set ti takoi atij.

Përkundër disfatës, Besir Durguti në bisedën me “infOSport.mk”, u shpreh i kënaqur, duke potencuar se kjo sfidë e ndihmoi ata goxha shumë për të treguar veten dhe se në të ardhmen është i gatshëm të përballet edhe me kundërshtarë akoma edhe më të fortë.

Ndërkohë, ai sot kthehet sërish në Vienë ku do të vazhdojë përgatitjet për turnetë tjera ku planifikon të marrë pjesë gjatë këtij viti.

Leave a Reply