“Times” zbulon: Simeone do të zëvendësojë Konten te Çelsi

Tekniku italian Antonio Konte si duket në fund të këtij sezoni do të largohet nga Çelsi.  “Times” ka zbuluar së fundmi se skuadra nga Londra ka vënë në shënjestër argjetinasin Diego Simeone, që gjithnjë është përfolur si një kandidaturë që mund të drejtojë pankinën në Stamford Bridge. Në fakt për ‘padronin’ Abramoviç, ‘El Cholo’ është zgjedhja e duhur për të bërë skuadrën që ai dëshiron.

Simeone edhe më parë është përfolur në zyrat e klubit londinez, por marëdhënia e tij me Atletico Madrid ka qenë shumë ngushtë dhe ai preferoi të qëndrojë edhe për një tjetër sezon në Madrid. Por këtë herë Chelsea po punon shumë seriozisht, duke qenë se ka sinjale që edhe PSG mund të jetë një pistë e diskutueshme në planet e argjentinasit.

Ndërkohë sipas të njejtit burim, mendohet se Chelsea po punon për të arritur një zgjidhje konsensuale të kontratës me italianin Antonio Conte.

Leave a Reply