NBA, fitore të ngushta për Bulls dhe Uashington, Majami mund Nju Jorkun pas vazhdimeve (REZULTATET)

Dy ndeshjet më interesante në NBA ligën profesioniste në mesnatë ishin, Majami Hit – Nju Jork Kniks si dhe Dallas Maveriks – Çikago Bulls.

Hitsat deri te fitorja ndaj “kniksave” erdhën vetëm pas vazhdimeve, pasi ndeshja në kohën e rregullt u mbyll me barazimin 97:97. Në vazhdime Majami shënoi fitore me rezultatin 107:103, ndërsa më i merituar për këtë fitore rezultoi të jetë Ellington që realizoi 24 pikë.

Po aq pikë te skuadra humbëse realizoi Lee, ndërsa me lojë të mirë te Nju Jorku u dallua edhe Bizli, që këtë ndeshje e mbylli me 20 pikë.

Në takimin tjetër më interesante të mbrëmjes, Çikago Bulls shënuan fitore shumë të ngushtë në udhëtim tek Dallasi me rezultatin final, 124:127.

Dan me 32 pikë ishte më i merituari për këtë fitore të “bullsave”, ndërsa tek “Maveriksat” më i spikatur doli të jetë Matjus, që realizoi 24 pikë.

Një ndeshje mjaft interesante zhvilluan edhe Memfisi dhe Uashingtoni, ku mysafirët në fund u treguan më të suksesshëm duke shënuar fitore të ngushtë në këtë transfertë me rezultatin 100:102.

NBA Rezultatet Çereku 1 Çereku 1 Çereku 1 Çereku 1
Philadelphia 76ers 114 32 30 35 17
Detroit Pistons 78 15 17 29 17
           
Boston Celtics 91 19 22 35 17
Minnesota 84 19 19 29 17
           
Miami Heat 107 26 25 24 22
New York Knicks 103 25 20 26 26
           
Milwaukee Bucks 110 24 35 19 32
Toronto Raptors 129 33 28 43 25
           
Dallas Mavericks 124 28 25 35 36
Chicago Bulls 127 34 23 23 47
           
San Antonio Spurs 103 26 23 31 23
Phoenix Suns 89 26 16 30 17
           
Denver Nuggets 99 23 23 38 15
Utah Jazz 91 26 23 16 26
           
Memphis Grizzlies 100 24 26 22 28
Washington Wizards 102 33 25 29 15
           
Portland Blazers 110 30 22 30 28
Atlanta Hawks 89 22 24 22 21
           
Los Angeles Lakers 94 24 24 28 18
Charlotte Hornets 108 28 35 30 15

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply