Barcelona nuk ndalet, pas Kutinjos vjen nënshkrimi i ri

Barcelona gjatë ditës së djeshme bëri një ndër transferimet më të bujshme viteve të fundit, duke nënshruar me talentin brazilian të Liverpullit, Filipe Kutinjo.

Ai te skuadra “katalunase” erdhi për një shumë prej 145 milion euro, mirëpo si duket drejtuesit e liderëve aktual në Spanjë nuk kanë ndërmend të ndalen këtu, pasi ata tashmë kanë gati goditjen e radhës.

Sipas mediave spanjolle, Barcelona është vetëm një hap larg një braziliani tjetër. Bëhet fjalë për futbollistin Jeri Mina, i cili aktualisht luan në vendlindjen e tij me ekipin e Palmeiras.

Mina luan në qendrën e mbrojtjes dhe do të jetë alternativa e Maskeranos. Ky i fundit nuk bënte pjesë në planet e teknikut Valverde. Spanjollët pritet të derdhin 12 milionë euro në arkat e klubit brazilian, ndërsa zyrtarizimi i këtij transferimi pritet të ndodhë ditëve në vijim.

Leave a Reply