Kupa FA, Notingami eliminon Arsenalin (VIDEO)

Notingam Forest për një çast është rikthyer në ditët e saj më të mirë, duke rikthyer tifozët e saj në vitet e saj të arta, pasi sot eliminoi Arsenalin në kuadër të Kupës FA, njofton “infOSport.mk”.

Notingam Forest shënoi fitore me rezultatin 4:2, duke u kualifikuar për në rrethin e katërt të këtij turneu. Në ekipin e Arsen Venger, i cili këtë ndeshje e ndoqi nga tribunat për shkak dënimit, kishte bërë 9 zëvendësime në skuadër, gjë kjo që ndikoi edhe në rezultatin përfundimtarë. Për Arsenalin e Arsen Venger ishte kjo hera e dytë që eliminohen nga Kupa FA në kuadër të rrethit të tretë.

Dy gola të Erik Liçajt në pjesën e parë, i dyti një goditje e rrallë, si dhe penalltitë e Brereton dhe Dauell siguruan këtë sukses për ekipin vendas, ndërsa Mertecaker dhe Uellbek gjetën rrugën e rrjetës për “topçinjtë”.

Megjithatë ndeshja nuk u mbyll pa polemika në minutat e fundit. Kur rezultati ishte 3:2 dhe Arsenali po kërkonte me ngulm golin e barazimit, Notingam Foresti fitoi një penallti. Dauell shënoi nga pika e bardhë duke rrëshqitur dhe prekur topin edhe me këmbën tjetër ndërsa godiste, por gjyqtari kryesor e cilësoi të rregullt gjuajtjen e tij duke sinjalizuar për golin e rezultatit që më pas do të rezultonte ai që do të vendoste rezultatin përfundimtar 4:2.

Leave a Reply