Ndeshja më e mirë e karrierës? Shabani: Me Shkupin ndaj Rengersit (VIDEO)

Bunjamin Shabani në një intervistë të dhënë për televizionin Shenja, ka zbuluar se cila ka qenë ndeshja e tij më e mirë që ka luajtur në Europë. Shabani ka përzgjedhur transfertën me Shkupin ndaj Glasgou Renxhersit të luajtur në eliminatoret e Liga Europës.

“Ndeshja më e veçant ishte ajo e Shkupit ndaj Rengersit që e luajtëm në Skoci. Me të vërtet futbolli britanik të jep një emocion të veçant, tifozët dhe mënyra se si reagojnë ato ndeshje është diçka e veçant. Dhe kjo ishte ndeshja që më dha shumë emocione. Ndërkohë goli më i rëndësishëm për mua ishte në kampionatin e Armenisë kundër Ararat”, ka thënë Bunjamin Shabani.

Leave a Reply