Snajder habit të gjithë me skuadrën e tij të re! (FOTO)

Uesli Snajder i ka surprizuar të gjithë me transferimin e tij të fundit. Mesfushori holandez ka firmosur me ekipin nga Katari, Al Gharafa.

Transferimi është bërë me parametra zero, sepse holandezi kishte ndërprerë bashkëpunimin me ekipin francez të Nice.

Snajder te skuadra e elitës së futbollit francez kaloi në verën e vitit 2018-të, por pa mundur të shkëlqejë. Ai me skuadrën e Nice kishte zhvilluar vetëm 5 ndeshje në kuadër të Ligue 1, dy ndeshje në kuadër të Liga Europa dhe një në kuadër të ndeshjeve eliminatore të Ligës së Kampionëve Europian.

Karriera e tij nisi me Ajaksin, për të vijuar më pas karrierën e tij të bujshme te Reali i Madridit, Interit dhe së fundmi Galatasaraj.

Leave a Reply