Taulant Xhaka i dha fund beqarisë

Taulant Xhaka i ka dhënë fund beqarisë. Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë që aktualisht mbron ngjyrat e skuadrës kampione të Zvicrës, Bazelit gjatë ditës së sotme është fejuar me të dashurën e tij, Arbnorën.

Një gjë të tillë ka bërë të ditur vetë Taulant Xhaka, i cili foton e fejesës e kishte postuar në “Instagram”.

Prezent në këtë festë familjare ishte edhe vëllai i tij, mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, i cili në urimin e tij në rrjetet socilae i kishte shkruar “Urime fejesa vëllai jem”.

Leave a Reply