Ançeloti drejt Premier Ligës

Ëndrra e tifozëve italianë për stolin e kombëtares mbetet Karo Ançeloti, pavarësisht se vetë ai, pas shkarkimit nga Bayern Mynihu, ka thënë se nuk do të pranojë asnjë ofertë deri në qershor.

Por nga Anglia kanë ardhur lajme të këqija për “axurrët”. Në fakt, sipas “Daily Express”, gjatë kësaj jave trajneri italian është larguar nga apartamenti që kishte në Mynih dhe i ka transferuar të gjitha gjërat e tij në shtëpinë që ka në Londër.

Premier League është një tundim i madh për ish-trajneri Bayern, Real dhe Milan. stolat e mundshëm ku ai mund të ulet janë ato të Çelsit, Tottenhamit dhe Arsenalit.

Leave a Reply