Gabigol vlerësohet si “Dështim i vitit 2017”

Viti 2017-të për Interin dhe tifoët “zikaltër” nuk ka qenë i mirë, ndërsa disa prej lojtarëve të tyre zhgëynjen edhe më shumë.

Njëri nga këta, ndoshta dështimi më i madh, ka qenë Gabriel Barbosa, i njohur ndryshe si “Gabigol”. Rendimenti i tij i dobët është “vlerësuar” me çmimin “Calciobidone 2017” (Dështimi i 2017-ës), trofeu aspak i dëshiruar për lojtarët, që jepet nga “Calciobidone.it” për futbollistin që ka zhgënjyer më shumë në vitin kalendarik.

Sulmuesi ka triumfuar, duke marrë 53% të votave. Në vendin e dytë është pozicionuar ish-lojtari i Roma-s, Iturbe, me 11% të votave, ndërsa i treti ka dalë Vermaelen, i transferuar nga Barcelona te verdhekuqtë me formulën e huazimit. Belgu ka marrë 9.6% të votave. Mes 10 të parëve janë edhe tre lojtarë të tjerë të Inter: Joao Mario, i cili mban vendin e pestë me 6,5%, Banega, i shtati me 1,9% dhe Murillo, i dhjeti me 1%.

Leave a Reply