Ish trajneri i Shkëndijës, Akrapoviç: Te Lokomotiva dua Kutinjon, mirëpo nuk kemi para!

Ish trajneri i Shkëndijës, Bruno Akrapoviç, që aktualisht luan rolin e trajnerit te skuadra bullgare e Lokomotiv Plovdiv ka dalë në konferencën e parë për shtyp për vitin 2018-të. Dhe si zakonisht ai ka bërë një deklaratë bombastike, që morri shumë hapësira në mediat bullgare.

Duke folur rreth përforcimeve të reja të skuadrës në prag të sezonit pranveror, ai tha se në skuadrën e tij do të dëshironte Kutinjon, mirëpo nuk kanë para.

“Kemi filluar me 22 futbollistë. Pa Musa dhe Ajri, kemi dy portierë të rinj, braziliani Eliton do të nënshkruajë sot ose nesër, pasi nuk është më në prova. Dy bullgarët Glavçev dhe Zakonov do të stërviten me ne në Turqi. Eliton ka aftësi të mira fizike, gjithashtu edhe Mihaleviç. Dëshiroj të sjellë Kutinjon, mirëpo nuk kemi aq të holla. Duam futbollistë të rinj, të cilët mund të rriten” – tha Akrapoviç.

Lokomotiv Plovdivi pjesën e parë të sezonit 2017/2018 e mbylli në pozitën e 9-të me 23 pikë.

Leave a Reply