Sallah i gatshëm për derbin me Mançester Sitin (VIDEO)

Goleadori i Liverpullit, Mohamed Sallah mund të luaj në derbi ndeshjen e fundjavës ndaj liderit aktual në Premierligë, Mançester Sitit, pohojnë mediat angleze.

Egjiptiani i cili ka të shënuar 23 gola në të gjitha garat me Liverpullin gjatë këtij sezoni, për shkak të një dëmtimi mungoi në dy ndeshjet e fundit. Mirëpo edhe përkundër mungesës së tij, Liverpulli i’a doli të mund Bërnlin dhe Evertonin me rezultatin identik, 2:1.

Ndeshja kundër Mançester Sitit në program është të dielën në “Enfilld Roud”, ndërsa Liverpulli do të orvatet që ti shkaktojë disfatën e parë skuadrës së trajnerit Pep Guardiola në Premierligë.

Mançester Siti pas 22 xhirove ka regjistruar 20 fitore dhe 2 barazime, duke udhëhequr renditjen tabelare bindshëm me 62 pikë, 15 më shumë se Junajtedi në pozitën e dytë, ndërkohë Liverpulli me 44 pikë mban pozitën e katërt.

Leave a Reply