Bardhi me Levanten e tij eliminohen nga Kupa e Spanjës (VIDEO)

Enis Bardhi me Levanten e tij janë eliminuar nga Kupa e Spanjës, njofton “infOSport.mk”. Skuadra nga Valencia është përshëndetur që në fazën e 1/8 së finales, pasi sonte para tifozëve të vetë pësoi disfatë 0:2 nga Espanjolli.

Edhe pse në këtë ndeshje Bardhi me shokë u futën me shumë optimizëm, sidomos pas asaj fitore 1:2 në ndeshjen e parë të arritur në fushën e Espanjollit, ata dështuan të mbrojnë këtë rezultat, duke mos arritur që të kualifikohen për në çerekfinale.

Atje do të luaj Espanjolli që sonte iu gëzua golave të shënuar nga Baptistao (14’) dhe Moreno (34’), ndërsa gjithashtu edhe Ssevilja, që edhe në ndeshjen e dytë mundi Kadizin. Pas fitores 2:0 në ndeshjen e parë në transfertë, sonte të besuarit e trajnerit Vinçenco Montella në “Ramon Sançez Pizhuan” shënuan fitore 2:1, me ç’rast me rezultatin e përgjithshëm 4:1 me plotë meritë u kualifikuan për më tej.

Rikujtojmë mbrëmë një vend për në ndeshjet çerekfinale, siguruan edhe Reali i Madridit, Alavesi dhe Leganes, që njëherit bëri edhe surprizën më të madhe, duke eliminuar Viljarealin.

Leave a Reply