Kampioni i Botës me përfaqësuesen e Gjermanisë në vitin 2014, Lukas Podolski ka hapur një restorant për doner në Këln të Gjermanisë. Dy vitet e kaluara me Gallatasarajin e Stambollit duket se e kanë “turqizuar” ish-futbollistin e Bayern Mynihut dhe Arsenalit, i cili tashmë do të shërbejë në restorantin e tij specialitete turke.
Aktualisht, Podolski luan me Vissel Kobe në Japoni dhe ndoshta pas disa vitesh do të hapë edhe një restorant me specialitete aziatike.