Ronaldo drejt rikthimit në “Old Traford”

Kristiano Ronaldo kërkon të largohet nga Reali i Madridit. Sipas sportives spanjolle “AS”, sulmuesi portugezi ndihet i mashtruar nga premtimet e rinovimit të kontratës nga ana e Presidentit të klubit madrilen, Florentino Perez, dhe ka vendosur që ta mbyllë aventurën me kampionët në fuqi të Spanjës dhe Europës.

Për momentin, prioriteti i tij është kthimi te Mançester Junajted, që e konsideron si vendin ideal për të vazhduar trajektoren e sukseseve. Me “Djajtë e Kuq”, Ronaldo ka luajtur në periudhën 2003-2009 dhe ka fituar “Topin e Artë” të parë në karrierë.

Mendohet se vendimin për t’u larguar, numri 7 i madrilenëve ua ka thënë edhe disa shokëve të skuadrës.

Pas ndeshjes së shkëlqyer në finalen e Kardifit kundër Juventusit, Kristianos iu premtua rinovimi i kontratës me përmirësim page, por kjo gjë nuk ka ndodhur.

Leave a Reply