NBA, Golden Stejt vazhdon serinë e fitoreve si mysafir

Kampionët në fuqi të NBA-së, Golden Stejt po konfirmon momentin pozitiv që po kalon këtë edicion, duke regjistruar fitoren e katërt rradhazi dhe të 14-tën radhazi në ndeshjet si mysafir.

Golden Stejt natën e kaluar mundi Çikago Bullsin me rezultatin 119:112, ku sërish shkëlqeu dyshja Klej Tompson me 38 pikë dhe Steean Keri me 30 pikë.

Pësoi humbjen e dytë rresht Los Anxheles Lejkers me skuadrën kaliforniane që nuk arriti të bënte aspak rezistencë në transfertën ndaj Oklahoma Siti. Uestbruk me shokë arritën të triumfonin me shifrat 114:90 në një ndeshje ku lojtari më i mirë mbi parket rezultoi të jetë  Karmelo Entoni, që realizoi 27 pikë.

LaMarkus Olldrixh në formë të shkëlqyer udhëhoqi San Antonion drej një suksesi me peshë në transfertën nju-jorkeze ndaj Bruklin Nets. Në mungesë të Leonard që është i dëmtuar , Olldrixh është ylli ku varen të gjitha shpresat e Spërs.

34 pikë, 3 asistime dhe 8 kërcime koleksionoi ky i fundit në suksesin e San Antonios me shifrat 100:95, ndërsa një paraqitje të mirë bëri edhe australiani Mills i cili realizoi 25 pikë për skuadrën teksane.

Pas dy super ndeshjeve Entoni Dejvis nuk funksionoi më, pasi u bllokua nga mbrojtja e Atlanta Houks, duke realizuar në fund vetëm 8 pikë me skuadrën nga Xheorxhia që arriti të mposht Nju Orlinsin me rezultatin e ngushtë 94:93.

Një hap tjetër drejt sigurimit të vendit të dytë në Konferencën e Lindjes hodhi Toronto Raptors që mori fitoren e 30-të sezonale, duke mposhtur në shtëpi me rezultatin 96:91 Detroit Pistonsin.

Në “Stejpëlls Center” festa ishte e gjitha për Los Anxheles Klipers që mundi me rezultatin 109:104 Denver Nagetsin, falë edhe lojës së shkëlqyer të Blejk Grifin, i cili i ndihmoi kalifornianët me 20 pikë 4 asistime dhe 12 kërcime.

Leave a Reply