Maskerano largohet nga Barcelona, e vazhdon karrierën në Kinë

Javier Maskerano nuk do të jetë më pjesë e Barcelonës. Lajmin e ka komunikuar vetë klubi blaugrana i cili këtë të mërkurë do të organizojë një festë lamtumire për mesfushorin argjentinas i cili do të transferohet te Hebei Fortune në kampionatin kinez.

I ardhur nga Liverpooli në 2010-ën, Mascherano largohet nga Barça pas 8 vitesh. Me blaugranat Mascherano ka fituar disa trofe përfshirë këtu edhe 2 Champions League. Përshëndetja e tij me tifozët do të realizohet në fillimin e sfidës së kthimit për çerekfinalet e Kupës së Mbretit ndaj Espanyolit.

Leave a Reply