Pep nuk nënvlerësoi Bristol Sitin, Siti në finale (VIDEO)

Mançester Siti pa probleme është kualifikuar për në finalen e Liga Kupës së Anglisë, pasi edhe në ndeshjen e dytë shënoi fitore ndaj Bristol Sitit, njofton “infOSport.mk”. Pas fitores së vështirë 2:1 në “Etihad Stadium”, kur Aguero me një gol në minutat shtesë të takimit i siguroi fitoren skuadrës së Sitit, këta të fundit sonte në transfertë shënuan fitore me rezultatin 2:3.

Aguero ishte sërish në mesin e golashënuesve, ndërsa dy golat tjerë për skuadrën e Ppep Guardiolas sonte u shënuan nga Leroj  Ssane dhe Kevin De Brujne.

Bristol Siti në disa momente vuri në vështirësi Sitin, mirëpo dallimi në klas ishte evident. Golat për skuadrën që garon në “Championship” i realizuan Marlon Pak (64’) dhe Ejdan Flint (94’).

 

Leave a Reply