ZYRTARE, Njukasëll J. morri brazilianin e Çelzit

Mesfushori i Çelzit, Kenedi ka kaluar në rradhët e Njukasëll  Junajtedit. Braziliani 21-vjeçar në “Sent Xhejms Park”  do të luaj si i huazuar deri në fund të sezonit.ai nuk do të mund të luaj në ndeshjet e 1/16 së finales së FA Kupës midis këtyre dy skuadrave, ndërsa debutimin e tij me fanellën e Njukasëll Junajtedit pritet ta bëjë me 31 janar në ndeshjen kundër Bërnlit.

Kenedi në “Stemford Brixh” erdhi gjatë vitit 2015-të nga rradhët e Fluminenzes. Gjatë sezonit të kaluar Çelzi e dërgoi atë në formë huazimi te Uatfordi, për të cilën skuadër regjistroi vetëm një ndeshje në Premierligë.

Gjatë këtij sezoni Antonio Konte e kishte përfshirë atë në skuadër në 6 raste, mirëpo asnjëherë nuk i kishte dhënë mundësinë për të luajtur.

Leave a Reply