Euro 2018, Çekia ia prish ëndrrën Maqedonisë për në gjysmëfinale (VIDEO) 

Përfaqësuesja e Maqedonisë është mundur sërish, ku kësaj radhe pësoi disfatë nga Çekia në ndeshjen e dytë të fazës së dytë në Kampionatin Evropian të hendbollit që po zhvillohet në Kroaci.

Të përzgjedhurit e Raul Gonzalezit edhe pse kishin lojën në dorë, nuk arritën që të administrojnë mirë deri në përfundim të kohës së rregullt, që në 10 minutat e fundit të sfidës, Çekia u rikthye në lojë, duke triumfuar kështu me një gol diferencë në fund.

Në radhët e Maqedonisë Taleski ishte më i miri me 5 gola të realizuar, ndërsa te Çekia me 7 finalizime shkëlqeu Horak. Maqedonia me këtë disfatë humb shanset për kualifikim në gjysmëfinale të Evropianit, ndërsa i mbetet që në ndeshjen e fundit që do ta luajë nesër ndaj Danimarkës të luftojë për vendin e 5-të. Ndërkohë përballja tjetër e natës që u zhvillua nga ora 18:15, i takoi Sllovenisë, pasi mundi Spanjën me rezultat 31:26.

Leave a Reply