Edhe Kukësi mëson emrin e kundërshtarit të mundshëm në xhiron e 3-të, të Ligës së Kampionëve

Pas Shkëndijës, edhe skuadra e dytë shqiptare në Kompeticionin më të rëndësishëm europian, Ligën e Kampionëve, mëson emrin e kundërshtarit të mundshëm për në xhiron e tretë të Ligës së Kampionëve, njofton “infOSport.mk”.

Mirëpo fillimisht skuadra nga verilindja e Shqipërisë do të duhet të eliminojë Karabagun, që më pas të shpresojë në një duel me fituesin nga përballja Bate Borisov – Helsinki. Ndeshjen e parë Kukësi do ta zhvillonte në shtëpi me 7/8 korrik, ndërsa atë kthyese si mysafir.

Ndërkohë në foton më poshtë mund të shihni edhe çiftet tjera për raundin e tretë eliminatorë të Ligës së Kampionëve, përfshirë këtu edhe Shkëndijën, që si pjesë e skuadrave jo bartëse për kundërshtarë morri një ndër skuadrat më të forta, Salzburgun e Austrisë, që vitin e kaluar luajti në gjysmëfinale të Liga Europa.

Liga e Kampionëve, çiftet për fazën e tretë eliminatore
Celtic (SCO)/Rosenborg (NOR) v AEK Athens (GRE)
Salzburg (AUT) v Shkëndija (MKD)/Sheriff (MDA)
Crvena zvezda (SRB)/Sūduva (LTU) v Legia Warszawa (POL)/Spartak Trnava (SVK)
Kukës (ALB)/Qarabağ (AZE) v BATE Borisov (BLR)/HJK Helsinki (FIN)
Astana (KAZ)/Midtjylland (DEN) v Dinamo Zagreb (CRO)/Hapoel Beer-Sheva (ISR)
CFR Cluj (ROU)/Malmö (SWE) v Ludogorets Razgrad (BUL)/Vidi (HUN)

Leave a Reply